TUNIZI- Autoritetet në Tunizi thanë sot se e kanë arrestuar një numër të të dyshuarve lidhur me sulmin terrorist të 26 qershorit, në një plazh në jug të kryeqytetit Tuniz. Ministri i brendshëm, Najem Gharsalli, më tutje ka theksuar se policia ende po zhvillon hetime, nëse ndonjëri prej të dyshuarve kanë marrë pjesë në trajnimet në kampet terroriste në Libinë fqinje.

Përgjegjësinë për këtë masakër, në të cilin një person i armatosur i vrau 38 vetë, e pastaj është larguar nga vendi i krimit, e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Ky ishte sulmi terrorist islamik më vdekjeprurës në historinë e Tunizisë, citon rel.

Autoritetet në Britani thanë se 18 persona të vrarë ishin shtetas britanikë, por ky numër mund të rritet. Katër të vrarë ishin nga Gjermania, Portugalia, Irlanda dhe Belgjika.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: