Kufomat e pesë emigrantëve të mbytur janë tërhequr nga deti, pasi anija në të cilën ishin ata u fundos derisa po përpiqej të shkojë në ishullin italian Lampedusa, njoftoi dje Roja bregdetare e Tunizisë.

Ekipet e Rojës bregdetare janë ende në kërkim për pesë tunizianë, të afërmit e të cilëve thanë se ishin gjithashtu në bordin e një anije që lundronte këtë javë nga bashkësia bregdetare jugore Zarzis.

Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin gjithnjë e më shumë Tunizinë si pikënisje për migrantët që kërkojnë të vijnë në Evropë, pasi Rojat bregdetare të Libisë, me ndihmën e grupeve të armatosura, ka shtrënguar kontrollet.

Shumë emigrantë po ikin nga Tunizia për shkak të papunësisë dhe inflacionit pas rënies së regjimit të Zine al-Abidine Ben Ali në vitin 2011. Të paktën 80 emigrantë humbën jetën kur një anije u mbyt pranë Tunizisë në qershor të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: