TUNIZI-Mijëra njerëz i janë bashkuar marshit kundër terrorizmit në rrugët e Tunisit.
Duke mbajtur në dorë flamuj të Tunizisë, dhe pankarta ku shkruan “Nuk kemi frikë”, demonstruesit kanë marshuar deri te Muzeu Bardo, vendi i sulmit terrorist ku u vranë 21 turistë të huaj dhe një tunizian.

Duke folur gjatë një ceremonie në këtë muze, presidenti tunizian, Beji Caid Essebsi, ka thënë se “kur Tunizia është objekt sulmi, i gjithë populli bëhet bashkë”.
Presidenti francez, Francois Hollande, kryeministri italian, Matteo Renzi dhe diplomatë të shumtë po marrin pjesë në këtë marshim.

Disa orë më parë, autoritetet në këtë vend kanë thënë se kanë vrarë nëntë militantë, përfshirë edhe të shumë të kërkuarin, Lokman Abu Sakhr, në lidhje me sulmin e kryer në muzen kombëtar të këtij vendi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: