TUNIZI – Tunizia njoftoi mbylljen, për një periudhë 15 ditore të kufirit tokësor me Libinë, pas situatës kaotike të krijuar pas sulmit terrorist ku mbetën të vrarë 12 roja të gardës presidenciale, në qendër të Tunizit.

“Këshilli i sigurisë kombëtare i kryesuar nga kreu i shtetit, Beji Caid Essebsi vendosi mbylljen e kufirit me Libinë për 15 ditë duke nisur nga mesnata e së mërkurës, me shtimin e mbikëqyrjes në kufijtë detare dhe në aeroporte”,- thuhet nw njw deklarate të lëshuar nga presidenca.

Mijëra tunizianë ndodhen tashmë, referuar autoriteteve, në Irak, në Siri dhe në Libi, në radhët e grupeve ekstremiste siç është organizata e Shtetit Islamik (ISIS) që mori përgjegjësinë e sulmit të djeshëm në Tuniz.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: