RUSI

Gjermanët kanë gjetur zgjidhjen se si të vaksinohen sa më shpejt e të jenë gati për verën që po vjen për të udhëtuar.

Mediat e huaja shkruajnë se gjermanët po paguajnë operatorë turistikë për të udhëtuar si turistë drejt Moskës ku mund ta bëjnë në moment vaksinën Sputnik V, e cila në BE dhe Europë nuk është e certifikuar dhe pranuar.

150 euro kushton vaksinimi në Moskë, dhe 1000 euro udhëtimi, por gjermanët thonë se në vendin e tyre duhet të presin me muaj të tër për të marrë vaksinën, me prodhimet momentale që qarkullojnë në Gjermani dhe BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb