Vazhdon rrugëtimi eurpian për skuadrat shqiptare, me UEFA-n që ka publikuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në rast kualifikimi në turin e tret të Ligës së Konferencës, me shortin final që do të hidhet ditën e nesërme.

Tirana në rast se mposht Zrinjskin mund të përballet në turin e tretë me Ballkanin e Ilir Dajës i cili gjendet në grupin e skuadrave të rivalëve të mundshëm të kryeqytetasve, me klubin e Superligës së Kosovës që duhet të kalojë fillimisht skuadrën e San Marinos, La Fiorita.

Vllaznia dhe Laçi që gjenden së bashku në një grup rrezikojnë një përballje me Konyaspor e Cikalleshit dhe Çekiçit, me skuadrën turke që është në listën e rivalëve të mundshëm së bashku me disa rivalë tjetër me emër si Slavia e Pragës dhe Rijeka.

Shkëndija dhe Drita gjithashtu janë njohur me rivalët e tyre të mundshëm në rast kalimi në turn e tretë të Ligës së Konferencës ku dhe për ta parashikohen rivalë të rëndësishëm.

RIVALËT E MUNDSHËM TË TIRANËS:

1

RIVALËT E MUNDSHËM TË VLLAZNISË DHE LAÇIT:

2

RIVALËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS:

3

RIVALËT E MUNDSHËM TË DRITËS:

4

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb