Sot në Thumanë aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për dorëzimin e çelësave të 150 banesave të ndërtuara pas shembjes nga tërmeti.
Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama si edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.

Aktori i njohur ndërsa mori fjalën falënderuese për pjesëmarrësit, nuk i kurseu notat e humorit, pasi nuk po kujtonte emrin e kryebashkiakut të Krujës.

Kabashi: Mirëmbrëma zoti Edi Rama kryeministër i vendit…Kryetarit të bashkisë së…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin…Turi…Të kërkoj ndjesë . Nuk është e rëndësishme mos ta mbaj mend emrin unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb