Një çift nga Austria ndërsa ndodheshin me pushime në Kretë, Greqi, vendosën që natën ta kalonin në plazh, duke fjetur në shezlong.

Por kur burri është zgjuar në mëngjes, nuk e ka gjetur gruan e tij pranë, duke alarmuar autoritet.

Sipas mediave greke, 80-vjeçarja është zhdukur, ndërsa menjëherë kanë nisur kërkimet.

Hetimet vijojnë edhe nga Roja Bregdetare dhe Policia Helenike, në det dhe në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: