NGA: AURORA GOLEMI*
Një grup të rinjsh me veshje tërësisht verore tërhoqën jo pak vëmendje këtë mesditë në Tiranë. Turistet danezë shijuan motin e ngrohtë dhe ndaluan pak minuta për të soditur Piramiden. Ky grup simpatik i 30 gjimnazistëve danezë tërhoqi edhe vëmendjen tonë. Ne iu afruam grupit për t’i pyetur mbi vizitën e tyre në vendin tonë nga ku morëm përshtypjet më të mira. Çuditen me mënyrën si janë veshur shqiptarët në këto ditë të nxehta dhe përsërisin shpesh pyetjen, “A nuk keni vapë???”

“Nuk e kuptoj sesi ju shqiptarët dilni veshur kaq trashë me këtë ditë kaq të nxehtë”. Ky dielli na ka kënaqur, nuk e kuptojmë si ecni të veshur me xhinse të gjata”. “Jemi një grup gjimnazistësh kemi ardhur nga Danimarka, jemi të interesuar për kulturën, historinë dhe për të shijuar natyrën tuaj. Kemi vizituar Vlorën dhe në Tiranë jemi të interesuar për historinë tuaj të periudhës komuniste. Por ajo që në pëlqen më shumë është koha e ngrohtë me diell, në Danimarkë gjatë natës është zero gradë në këtë periudhe të vitit dhe gjatë ditës shkon deri në 9 grade maksimumi”.

“Kemi kaluar ca ditë kaq të bukura, njerëzit janë të ngrohtë na buzëqeshin kudo që na shikojnë. Kujdesem që të lyhemi sa më shumë me krem dielli, në të kundërt mendoj se do te digjem, kur ishim në malet e Vlorës ishte 29 gradë, për në është temperaturë ekstreme”. “Në Danimarke ishte aq ftohtë, kur u larguam. A mendon ti se në këto momente është ftohtë??? Përshtypje iu kanë bërë çmimet e ushqimeve shqiptare, kur i krahasojnë me ato te vendlindjes rezultojnë 5 herë me të lira. Dhe sigurisht nga gjithë këto ndjesi te mira nuk iu ka pëlqyer lumi i makinave në Tiranë. “Tirana është shume e bukur por ka shume makina, kemi pak frike kur kalojmë rrugën, drejtuesit e mjeteve nuk janë të disiplinuar”

“Në rrugë askush nuk i respekton vizat e bardha, edhe në kalojmë si shqiptaret tani kur të duam e ku të duam. Përshtypje na kanë bërë çmimet e ushqimeve jemi të surprizuar aq sa themi “me vërtetë që kaq kushton”. Në Danimarke ushqimi kushton 5 herë me shtrenjtë se këtu”. Çmimet fatmirësisht vazhdojmë t’i kemi akoma më konkurrentet në rajon, sepse për Shqipërinë vazhdon të jetë një avantazh shumë i madh dhe kjo është deklaruar nga vetë turistët e huaj. Tirana është një destinacion tepër i pëlqyer për turistët e sidomos për personat që vijnë nga jashtë shtetit për pushime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: