Fabrika e “Birra Korça” prej vitesh është bërë pjesë e guidave turistike si një prej pasurive më të mëdha jo vetëm në juglindje të vendit por edhe më gjerë.

Vizitorët e radhës në ambientet e fabrikës së Birrës Korça kanë qenë 60 turistë nga Greqia të cilët pasi vizituan gjigandin teknologjik dhe shijuan birrën e freskët shprehën dëshirën që kjo birrë të depërtojë sa më shumë edhe në tregun grek.

“Birra është shumë-shumë e mirë dhe e gjithë fabrika ishte shumë e pastër, ne e shijuam shumë vizitën. E vetmja gjë që dëshiroj është që birra Korça të shitet po ashtu dhe në Greqi. Ne kemi dhe birra te tjera qe shiten ose prodhohen e gjenden në Greqi por mendoj se dhe kjo birrë duhet te jete me patjetër në dyqanet e Greqisë”.

Rikonstruksioni i fabrikës ka ruajtur elementët origjinalë, gjë që ka nxitur vit pas viti jo vetëm kureshtjen por edhe vlerësimin e turistëve vendas dhe të huaj të cilët njihen për herë të parë ose jo me historinë e birrës ku tradita dhe bashkëkohorja shkrihen në mënyrë të harmonishme me njëra-tjetrën për të nxjerrë produktin më të kërkuar dhe të pakrahasueshëm për konsumatorin.

“Unë i adhuroj birrat. Shumë shpesh shkoj dhe në fabrika ku ato përpunohen, gjej entuziazëm aty sepse përpunohen me specialistë dhe janë shumë natyrale. Fabrika ishte shume e pastër, shume e organizuar dhe ka shumë atmosferë të këndshme, shumë speciale. Birrën e pëlqej shumë, çdo dite e pi një birrë”, u shpreh një turist.

“Është hera e parë për mua që vizitoj Birrën Korça dhe jam shumë e impresionuar. Ne gjithashtu e provuam dhe birrën dhe po ashtu pamë të gjithë fabrikën, pamë të gjitha procedurat në përbërjen e kësaj birre, kam mbetur shumë e kënaqur se sa e pastër ishte çdo gjë. Do më pëlqente shumë të vija edhe me njerëz të tjerë për ta vizituar prapë këtë vend dhe kështu unë mund dhe të shijoj birrën Korça dhe të mësojmë edhe për procedurat e tjera rreth përpunimit të saj”, u shpreh një tjetër.

“Ishte kënaqësi që bëra një vizitë në fabrikën e birrës Korça, për fat të mirë është e dyta herë që vij dhe e vizitoj. Kemi mbetur me mbresa shumë të mira nga kjo fabrikë dhe kemi kaluar shumë-shumë mirë së bashku me një shoqëri të mirë. Unë e preferoj shumë birrën dhe e njoh, ishte e lehtë e shijshme dhe shumë e mirë. Shija ime është te birrat pak më të ashpra por kjo birrë më pëlqeu jashtëzakonisht shumë. Komplimenta, ju thashë vetëm të vërtetën”, tha një turist tjetër.

“Është hera e parë që vizitoj Korçën, më pëlqeu shumë që nga qyteti deri te fabrika, rrugicat, pazari, arkitektura, të njëjtat gjëra po gjej dhe te fabrika, më pëlqeu shumë. Në fabrikë mësova dhe pashë si bëhej dhe prodhohej birra, e shijova shumë. Vizita tonë u transferua edhe te muzeu mesjetar i cili po ashtu tregonte një histori shumë interesante”.

“Fabrika e birrës më pëlqeu nga teknologjia, shija dhe që e pashë me sytë e mi prodhimin. Burri im e pëlqen shumë birrën, por dhe mua më pëlqeu jashtëzakonisht. Ishte e lehtë, e mirë, më pëlqeu shumë. Para 1 jave ishte djali im me një tjetër shoqërues që shijuan një drekë këtu dhe i pëlqeu shumë”.

E kthyer tashmë në një atraksion turistik ku çdo javë pret dhjetëra vizitorë, birra “Korça”, tashmë e njohur dhe e garantuar për cilësinë që ajo ofron ka befasuar turistët grekë të cilët nuk kanë ngurruar të marrin me vete edhe birrën e ambalazhuar për ta konsumuar në shtetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb