Mesa duket, dy turistët ishin mërzitur me faktin që panda gjigande ‘Meng Da’, në koopshtin zoologjik të Pekinit, ishte shtrirë dhe nuk po bënte asgjë për momentin. Kështu dy turistët kinezë kanë filluar ti gjuajnë asaj me gurë- për ta ‘zgjuar’.

Videoja e publikuar në platformën kineze Weiber, ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, duke hedhur një lumë akuzat në lidhje me autorët e këtij gjesti pa kuptim.

Pandat janë simbol i Kinës dhe përfaqësojnë miqësinë dhe paqen dhe njihen për karakterin e tyre shumë të dashur dhe të sjellshëm. Veprimi I tyre është dënuar nga të gjithë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: