“Kemi ardhur nga Gjermania enkas me familjen për këtë festë”. Kështu pohon një qytetar shqiptar që ka udhëtuar nga Gjermania enkas për festën e birrës që po mbahet prej 4 ditësh në Korçë. Ai tha për mikrofonin e ‘News24’ për gazetaren Erjola Jata se njoftimin për festën e kishte parë në internet.

“Jetojmë në Gjermani. Kemi ardhur me pushime në Korçë. Kemi ardhur enkas me familjen. Do të vijmë dhe nesër. E kemi parë lajmërimin për festën nga interneti.”, pohoi ai. Ndërkohë që një tjetër qytetar tha se festa e birrës ishte një traditë e jashtëzakonshme e Korçës, ndërsa shprehu vlerësime për cilësinë e birrës Korça.

“Jemi nga Korça. Vijmë gjithmonë në këtë festë. Është festë tradicionale. Është birrë shumë e mirë birra Korça. Jetoj në Durrës, por origjinën e kam nga Korça. Vijë këtu se kalohet shumë mirë. Korça ka traditë të jashtëzakonshme. Organizimi duket perfekt.”, tha ai.

Teksa kjo festë ka bashkuar të gjithë shqiptarët nga mbarë bota në Korçë, por edhe turistë të huaj, qytetarët shprehen të entuziazmuar për atmosferën, ushqimin dhe birrën në këtë qytet. “Jemi nga Tirana. Kemi ardhur sot. Është hera e parë që vijmë. Menduam që të vijmë se kemi dëgjuar se është bukur. Jemi informuar nga rrjetet sociale. Kemi ardhur me familjen.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: