Deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar për ukrainasen Irina Romanova e cila tronditi me historinë e saj dhe familjarëve të saj të treguar në “Open” në News24, se përse qeveria shqiptare nuk vepron për të ndaluar ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë.

Duma tha se qëndrimi i qeverisë shqiptare mbi këtë temë nuk është kontradiktor, edhe pse duket i tillë me mosveprimin ndaj rusëve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në anën tjetër.
Duma tha se qeveria mendon që gjithsesi rusët nuk do të vijnë dot në Shqipëri, por se qeveria nuk kërkon të ndalojë ardhjen e tyre pasi nuk do të marrë kostot financiare që do të mbartte një vendim i tillë. Ajo shpjegoi se në të kundërt bizneset do të kërkonin kompensim, gjë që qeveria nuk dëshiron ta paguajë.

“Mund t’ju jap një shpjegim të vogël. Nuk ka kontradiktë në qëndrimet e qeverisë, por qytetarët është e pamundur të vijnë në rrugë të tjera apo nëpërmjet aeroportit. Qeveria thotë që ata nuk do vijnë gjithsesi, por mos ta mbajmë ne barrën, që mos thotë sektori i biznesit që jemi ne fajtorët dhe të kërkojnë pastaj kompensim.

Më pas, Irina Romanova ka shpjeguar nëse do të vijonte të bënte guidë turistike për qytetarët rusë pas mbarimit të luftës. ajo theksoi se një gjë të tillë nuk do ta bënte kurrë, dhe se kjo ishte çështje krenarie.

“Guidë kam bërë për ukrainasit dhe rusët. Tani në mënyrë absolute nuk do ta bëja më për rusët. Është vendim i imi personale. Nga ana tjetër është më shumë çështje ndjesie nga brenda. Ata po sulmojnë vendit tim dhe unë të përulem para tyre për para. Është çështje krenarie. Për çështje krenarie personale nuk mund të pranoj paratë e tyre, sepse mund të më thonë që shiko se ti për para e bën. Kur të mbarojë lufta e di që do thonë të gjithë se ishin kundër luftës, por le të mos ngelen vetëm në lindje, le të shohin turizmin në perëndim”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb