Mbi 50 pasagjerë, udhëtimi i të cilëve nga Dubai duhet të përfundonte në Rinas, ka përshkruar një tjetër trajektore për shkak të ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Por përpos ndryshimit të destinacionit të mbërritjes udhëtarët janë përballur edhe me peripeci të tjera gjatë kthimit. Pas mbërritjes në aeroportin e Podgoricës rreth orës 18:00 pasagjer pasagjerët të ardhur nga Dubai janë transportuar me autobus drejt pikës kufitare të Hanit të Hotit për tu futur më pas në territorin shqiptar.

Por ndalesa në pikën kufitare Hani Hotit ka qenë jo pak stresuese për shkak të vonës për afro 2 orë. Për neës24 ata shprehen se nuk kishte asnjë informacion për vonesën e krijuar, ndërsa ngrenë dyshimet se pala malazeze nuk ishte kontaktuar nga pala shqiptare për kalimin e mbi 50 personave në rrugë tokësore pas problemeve të krijuara në hapësirën ajrore shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb