Policia e Himarës ka njoftuar se pasditen e sotme një shtetase australiane ka mbetur e bllokuar në Gjirin e Filikurit pasi ishte dëmtuar aksidentalisht.

Kanë qenë blutë e qytetit që kanë ndërhyrë menjëherë përmes detit për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë 22-vjeçares dhe transportimit të saj drejt spitalit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 17:45,  pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht, në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb