POGRADEC- Kush shkon për të vizituar Pogradecin është e pamundur të mos bëjë një shëtitje në Drilon. Ligatina e Drilonit është Monument Natyre si dhe pjesë e Peisazhit të Mbrojtur Liqeni i Pogradecit.

Gjatë vitit të kaluar Liqeni i Pogradecit numëroi rreth 360 mijë turistë një pjesë e mirë e të cilëve
kanë qenë dhe vizitorë të Monumentit të Natyrës, Drilon.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor, Shoqata Jofitimprurëse “Shtëpia e Gjelbër” i jep në përdorim dhe pa asnjë detyrim një Qendër Vizitorësh në Drilon, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Korçë.

Kjo qendër ka një sipërfaqe prej 32 metra katrorë, dhe do të jetë në funksion të turistëve dhe vizitorëve mjedisorë duke ofruar informacion, guida turistike, fletëpalosje dhe broshura.

thumbnail_image-0-02-04-ff08891d8f15a850fe4c7d22206da7e55d843688951f49737bb099a1f33e0029-V
Turistëve vendas dhe të huaj do ju sigurohet një informacion i nevojshëm, këshilla dhe orientime turistike për qytetin e Pogradecit dhe më gjerë.

Gjatë vitit të kaluar Liqeni i Pogradecit numëroi rreth 360 mijë turistë një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë dhe vizitorë të Monumentit të Natyrës, Drilon.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb