Italianët janë kthyer në grupin e dytë të turistëve që vizituan më shumë Shqipërinë këtë vit duke regjistruar një numër prej rreth 660 mijë vizitorë deri në fund të gushtit. Në raport me një vit më parë italianet u rritën me 50 për qind në janar-gusht duke përbërë kështu 9.1 për qind të totalit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Turizmit tregojnë se fqinjët kanë mposhtur çdo grup tjetër përveç Kosovës e cila vijon të jetë në krye të vizitorëve që vijnë në vendin tonë. Shqiptarët e Kosovës kanë numëronin 40 për qind të totalit të turistëve që kanë hyrë në vendin tonë në gusht me një shifër prej 2.93 milionë ndërkohë që në raport me një vit më parë kemi një rritje me 17 për qind.

Ndërkohë grupet që historikisht kanë ardhur pas shqiptarëve të Kosovës siç ishin Greqia apo Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi që përbëhet nga emigrantët apo shqiptarët e trevave vijnë pas italianëve. Konkretisht 511 mijë vizitorë erdhën nga Maqedonia e Veriut deri në gusht me një rritje 8 për qind në raport me një vit më parë. Kurse nga Greqia rrija në 8 mujorin 2023 është me 39 për qind. Të paktën 450 mijë shtetas hynë nga shteti helen. Grupe që kanë shënuar rritje të dukshme janë gjermanët, spanjollët por edhe nga Turqia.

Rritja në shifra e turistëve nga Spanja vjen në kushtet kur ka një rritje të turizmit të organizuar e cila po zhvillohet kryesisht në struktura markë të cilat po zhvillojnë disa projekte në vend ndërkohë që gjermanët, nordikët por edhe grupe të tjera nga Europa Perëndimore kanë preferuar Shqipërinë si rezultat i çmimeve të lira.
Ndërkohë polakët që janë grupi më i madh i turizmit të organizuar është rritur në 8 muaj me 27 për qind në raport me një vit më parë. Gjithsesi në raportin gusht 2023 dhe gusht 2022 ky grup ka shënuar rënie me 5 për qind. Operatorët turistikë presin që ky të jetë viti më i mirë historik i turizmit në vend.

Statistikat e turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit raportoi se në Gusht 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ishte mbi 2 milionë. “Ky numër është rritur me 18,3%, krahasuar me Gusht 2022. Gjatë tetëmujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 7.19 milionë. Ky numër është rritur me 26,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Gusht 2023, janë 2.8 milionë. Ky tregues rezulton me një rritje 16,9%, krahasuar me Gusht 2022. Nga vizitorët e huaj dhe shqiptarë për të hyrë në Shqipëri në muajin Gusht 2023, rruga tokësore është gjithmonë më e zgjedhura. Kështu 77.6% e të huajve dhe vendasve zgjedhin rrugën tokësore për të hyrë në Shqipëri; ii. 14.7% e të huajve dhe vendasve hyjnë në kufirin shqiptar në rrugë ajrore; iii. 7.7% e hyrjeve bëhet nëpërmjet transportit detar./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: