Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku në një lidhje me Skype me News 24, komentoi pasojat që la tërmeti por edhe kriza e Covid 19 në Shqipëri.

Sipas tij, ndonëse në kulmin e sezonit turistik, mungesa e turistëve ndjehet. Ai shtoi se pavarësisht kësaj, nisur edhe nga kushtet shqiptarët nuk do nxjerrin valutë nga Shqipëria po do shpenzojnë në vend të ardhurat e tyre për pushimet.

“Turizmi vlerën e tij të vërtetë e ka kur sjell valutë, pra kur sjell të ardhura. Kjo nuk varet nga Shqipëria, nuk varet nga ne që të vijnë turistët, por ne duhet të lehtësojmë sa të jetë e mundur turizmin shqiptar. Industria të mos e ndjejë fort atë goditje që vjen nga zhvillimet ndërkombëtare. Edhe në pamundësi të shkuarjes në vende të tjera shqiptarët po i shpenzojnë paratë brenda derës sonë. Kjo do ta lehtësonte disi edhe balancën e hyrje daljes së monedhës.

Sa për izolimin nga BE, Buxhuku u shpreh: “Natyrisht kjo ka të bëjë me menaxhimin e krizës nga BE. Kjo është pjesë e menaxhimit në tërësi të krizës, është shenjë e qartë që institucionet e BE s’kanë besim tek të dhënat e servirura nga qeveria shqiptare, sic nuk kanë besim edhe për shifra të tjera të deklarimeve nga ekzekutivi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb