I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti i Lartë pranë programit AASF Ilir Pilku ka folur për zhvillimin e turzimit në Shqipëri. Ai përmendi fazat e zhvillimit të turizmit rural dhe potencialet që gëzon vendi ynë.

“Agroturizmi është koncept i ri, pjesë e turizmit rural. Në vitet ‘70 kishim turizmin e trashëgimisë, më pas turizëm kulturor, në vitet ‘90 i kreativitetit, ndërsa së fundmi turizmi rural, ku përfshihet turizmi i verës, kulinarisë, ekologjik. Shpeshherë ka keqkuptim në lidhje me shtresat dhe segmentet që janë adhurues të këtij turizmi, ku përgjithësisht është elita e lartë. Në zhvillimin e turizmit rural ndikon potenciali i madh, relievi, natyra, traditat tona të vyera. Në rekomandimet për turizmin rural janë prekur pika që janë të domosdoshme, si rritja e kapaciteteve të menaxhimit, përmirësimi i kushteve, marketing”, tha Pilku.

Sipas Ilir Pilkut elementë me rëndësi për zhvillimin e agroturizmit mbetet siguria ushqimore dhe standardet, që sipas tij mbeten problem nuk janë shumë të zbatueshme në zonat rurale.

“Infrastruktura është shërbim parësor për turistët. Ne ndertojmë paketa lehtësuese pa instrumente që duhet të na shërbejnë për këto paketa, kemi sigurime nga paketa sigurimi por që nuk ofrojnë sherbime si helikopterë. Nëse kemi avari, cfarë infrastrukture ke ndërtuar për t’i shërbyer një elite që të ofrohet, për një shërbim më të specializuar si transporti ajror. Nga ekperiencat, ka kompani që kanë falimentuar për mosdhënie të ndihmës së shpejtë për aksidentet e ndryshme që kanë ndodhur në shëtitjet apo ngjitjet në mal. Çështja ka shkuar në Tribunale, gjykata ndërkombëtare që kanë qenë me vendime fatale ndaj këtyre kompanive. Problem në këto zona mbetet edhe higjena, ku në kulinarinë tonë janë ushqime që gatuhen me dorë, si brumërat”, u shpreh Pilku.

Përsa i përket vendimit për mbylljen e baxhove, Pilku deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë për mbylljen e tyre, por për kontroll të vazhdueshëm, teksa theksoi se duhet një nxitje e investimeve të huaja.

“S’jam kurrë që baxhot të mbyllen, por duhet monitorim, kontroll. Sipas VKM, 30% prodhime të veta, 70% nga fermerët. Italia gjeneron 218 bilion euro nga agroturizmi dhe 23% të tursitëve që e shkelin Italinë, janë të destinuar për agroturizmin. Duhet të nxisim investimet e huaja në keto zona, kapacitetet mikëpritëse janë rritur ndjeshëm”, tha eksperti Ilir Pilku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb