Besart Kadia në një lidhje live për News24 ka thënë se turizmi është një nga sektorët më të prekur nga koronavirusi pasi ka 6 muaj pa aktivitet ekonomik prej tërmetit të nëntorit 2019.

Sipas tij qeveria duhet t’u sigurojë punonjësve 80% të pagave si pagë kontribuese pasi ndikimet tek turizmi do  të shihen shumë menjëherë që në qershor e cila mund të përkojë edhe me kohën post- koronavirus.

”Gjëja e parë është paga kontribuese me sigurime shoqërore deri në 80% por dhe deri e plotë. Mos lenë njerëzit të mbeten të papunë. Kosova e bëri plus dhe për gjysmën e pagesës së qirasë. 12 milionë euro ndihmon mijëra njerëz. Këtu do të merren bizneset në një vlerë 20 milionë euro ndërkohë janë harruar të tjerat që janë edhe më të nevojshme. Harrimi i të vegjëlve për të mëdhenjtë është e palogjikshme, jo konribuese.

Unë do thojë është e gjithë ekonomia e prekur përveç ushqimoreve dhe farmacia. Turizmi është më e prekura, me tërmetin, me koronavirusin dhe do prekë shumë nga qershori në Shqipëri.

Pra kosto dhe mungesë të ardhurash. Nëse në prill vijon e njëjta zgjedhje atëhere prej javës së parë apo të dytë të prillit do ketë heqje nga puna. Pra duhet menduar çdo ndodhë pas karantinës. Do kemi kosto si shoqëri, duhet dhënë sinjali i duhur.

Ato biznese që janë direkt në marrëdhënie, apo kanë siguri dhe investime për të ardhmen që mund të ruajnë vështirësinë e 2 muajve ato do vazhdojnë. Ato të lidhura me turizmin, bizneset në prodhim që kanë materiale stok që i skadojnë apo nuk i prodhojnë dot. Sot janë 2 600 njerëz të regjistruar si të papunë, dhe unë nuk e besoj këtë. Di të them që në Amerikë u rrit 3 milionë për njëherë. Biznesmenët shqiptarë janë më të gatshëm të mbajnë kosto dhe në kurriz të tyre me shpresën se do kenë ndihmë. SHBA pavarësisht se është shtet i fuqishëm biznesi reagoi dhe menjëherë pati humbje vendesh pune.”- tha Kadia.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb