Tashmë fluturime direkte për në Freetown (Sierra Leone) i cili shënon numrin 301 të vendeve në të cilat Turkish Airlines fluturon.

Turkish Airlines, linja që fluturon në më shumë destinacione se çdo linjë tjetër në Afrikë, shënon një tjetër zgjerim në arenën ndërkombëtare nëpërmjet lançimit të fluturimit direkt në Freetown, kryeqyteti i Sierra Leone.

Me shërbimet ekzistuese në Açra, Lagos, Bamako, Conakry, Dakar, Abidjan, Cotonou, Douala, Yaounde, N’Djamena, Ougadougou, Niamey, Cape Town, Johannesburg etj, Turkish Airlines shtoi dhe fluturimin për në Freetoën si destinacionin e 52-të në Afrikë.

Nga data 24 Shkurt 2018, Turkish Airlines do operojë në Freetown me dy fluturime në javë, të martave dhe të shtunave. Shërbimi do ofrojë një lidhje midis Istanbul Ataturk International Airport dhe Lungi International Airport nëpërmjet Ouagadougou.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb