BRITANI E MADHE

Media britanike “Daily Mail” shkruan për një histori të pazakontë të ndodhur në dhomat e gjyqtarëve në Londër, Britani e Madhe.

Një gjyqtar deklaroi se një turk, i dënuar disa herë nga gjykata, nuk duhet depërtuar, për shkak se, siç tha ai, “turku, përmes anëtarësimit në bandë, është integruar kulturalisht në shoqërinë britanike”. Gjyqtari shtoi në vendim se “kultura e bandës funksionon në disa lagje londineze”.

Turku Tolga Binbuga është dënuar për një sërë shkeljesh në shtetin britanik, ku përfshihet grabitja, vjedhja, sulmet dhe dëmtimet kriminale. Ai u burgos gjithashtu për një vit pasi u deklarua fajtor për vjedhje në vitin 2013. 29-vjeçari erdhi në Britani kur ai ishte nëntë vjeç dhe nuk aplikoi kurrë për nënshtetësi në Mbretërinë e Bashkuar.

  • foto galeri

Binbuga u dënua gjithashtu edhe për drogë dhe grabitje. Ai u bashkua me “Get Money Gang”, për të cilat policia tha se janë grupimet më të rrezikshme në vend.

Gjithsesi, vendimi i gjyqtarit për turkun 29-vjeçar po shihet nga gjyqtarët e tjerë dhe vendimi mund të apelohet. Mirëpo fraza e gjyqtarit “se kultura e bandës funksionon në një pjesë të Londrës dhe për rrjedhojë anëtarësimi në to është integrim kulturor” ka hapur shumë diskutime.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb