Nga: ZONJA KATERINA

2 qepë të thata
3-4 thelpinj hudhër
3-4 speca
3-4 patëllxhanë
250 gr bamje
2-3 patate
½ lugë salcë
½ lugë piper të kuq
2-3 domate
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, nenexhik, mjadanoz

Kaurdisim me vaj ulliri qepën e grirë hollë dhe thelpinjtë e hudhrave të plota. Sapo qepa të fillojë të zbutet hedhim specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta. Shtojmë më pas salcën e domates, pak kripë, piper të zi, piper të kuq dhe domatet në kubikë të vegjël. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet dhe në fund shtojmë gjysmën e sasisë së majdanozit dhe nenexhikut (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak spec djegës).

Në një tigan tjetër kaurdisim patëllxhanët e prerë në kubikë mesatarë të cilët i kemi vendosur më parë në ujë me kripë për rreth 20 minuta. I kaurdisim me pak vaj ulliri spërkatur me kripë dhe piper.

Ndërkohë bamjet i kemi pastruar dhe i kemi lenë në ujë me uthull. Marrim një tenxhere dhe vendosim fillimisht patëllxhanët, shtojmë gjysmën e salcës së përgatitur, vendosim patatet të prera në fetëza dhe më pas bamjet. Hedhim dhe pjesën tjetër të majdanozit dhe në fund salcën e domates. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë në temperaturë sa më të ulët për rreth 1 orë – 1 orë e gjysëm.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: