Po zhvillohet dita e tretë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” se edhe rruga ku kanë kaluar protestuesit është bllokuar për pak momente.

Turma po shkon tashmë tek Drejtoria e Policisë. Po thyhen tabela e semaforë sërish, sikundër u veprua edhe dje. Një grup u largua drejt Ministrisë së Brendshme dhe një drejt Bllokut, pasi u larguan nga gazi lotsjellës.

Grupet janë bashkuar e po shkojnë për tek Polcia e Tiranës. Ata thërrasin në kor “Drejtësi për Klodianin”.  Ndërsa, kanë hedhur edhe një biçiikletë që kanë gjetur aty, në Lanë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb