Ndërsa prej më shumë se 1 orë vijon lëvizja e protestuesve nëpër kryeqytet policia ndodhet në çdo cep për të ndaluar trazirat apo shfaqjen e dhunës.

Gazetari Erjon Skëndaj që ndodhet në pjesën qendrore të kryeqytetit raportoi për “BalkanWeb” se në momentin kur protestuesit me kryetarin e PD Lulzim Basha në krye po marshonin para Ministrisë se Brendshme kanë mbërritur pranë institucionit përforcime nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Por protesta dhe marshimi i qytetarëve ka vijuar e qetë dhe pa incidente.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb