Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD Sali Berishës gjatë protestës së opozitës.

Selia blu fajëson qeverinë e mazhorancën sidomos kryeministrin Edi Rama, si ata që qëndrojnë pas sulmit.

I ftuar në studio, nënkryetari i Partisë së Lirisë Agim Nesho u shpreh se në momentin e agresionit turma është elektrizuar dhe ndjehej që mund të dilte nga kontrolli, por se ka qenë veprimi prej lideri i Berishës ai që ka bërë të mundur që turma të qetësohej.

Zoti Nesho ka fajësuar për sulmin qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët sipas tij kishin qëllim që të viktimizohej para europianëve dhe të propagandonte se ishte opozita ajo që nuk e donte integrimin për të cilën qeveria punon.

Nënkryetari i PL tha gjithashtu se mazhoraca shpresonte që turma të bëhej agresive deri në eliminimin fizik të autorit, gjë që do të përdorej më tej në propagandën e tyre.

“Po shihja telefonin. Ishin në një protestë paqësore e nuk prisni të tilla agresion. I interesuar ii madh qeveria shqiptare që duke dashur të tregonte sukseset e saj të pasinqerta, duke kënduar himnin e Europës ne dolëm të manifestonin të lirë për të thënë që jemi pro europianë.
Reagimi i parë i Berishës ishte kurajoz. E kuptonte si mund të vepronte turma. E cila u elektrizua. U godit doktor berisha e turma u elektrizua. E ndjeje që jo se nuk e kontrolloje dot më turmën, gjëja dilte jashtë kontrollit. Mendoj që ky ishte një nga qëllimet e atij agresioni. Ata kishin synim të linin një turmë të pakontrolluar të bënte çtë donte që Rama të thoshte ne duam ta çojmë në Europë vendin por këta nuk duan.
E dyta është që prisnin reagimin e turmës deri në çuarjen në fatalitet të agresorit, që për ta do të ishte sukses.
Nga atentat politik do ta manipulonin me propagandën e tyre.
Berisha ishte i fortë, e pa gjakun. Nuk e dija sa ishte intensiteti i goditjes, ai u mbështet e mbajti veten dhe simpatizantët i erdhën por ai u ngrit dhe donte të ikte ke turma. Ishte veprimi i tij prej lideri që qetësoi turmën. Nuk e dinim as ne se çfarë kishte ndodhur saktësisht e kuptuam më vonë”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb