Koha ka ndalur për këngëtaren kosovare Mihrije Braha dhe ajo nuk ngurron ta tregojë sa herë mundet ëmbëlsinë e viteve me të. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe herë pas here publikon imazhe nga pushimet verore.

Së fundmi, Mihrija ka postuar një foto në Instagram, me bikini në det. Një pozë seksi ku linjat trupore padyshim janë seksi. Por duket se kjo foto nuk iu ka pëlqyer të gjithë fansave, pasi një prej tyre e ka quajtur të turpshme.

“Marre pasha Allahun nuk je as ne kohë e as ne trend”, ka shkruar komentuesi.

Por këngëtarja ka reaguar menjëherë duke i treguar ‘vendin’ komentuesit. “Pse marre…nëse je i pa ditur punë e jotja…a me të than të drejtën unë krejt i kom…ama bash krejt i kom…M B”, ka shkruar ajo duke treguar vlerësimin për veten dhe paraqitjen e saj.

mihrije

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb