Kryeministri Edi Rama, ka bërë një reagim në Twitter, ndërsa ka shpërndarë një videomesazh të futbollistit shqiptar Armando Broja.

Rama shprehet se është krenar jo vetëm për Brojën, por për çdo shqiptar që punon dhe kontribuuan në Mbretërinë e Bashkuar.

Rama nuk ka lënë pa shigjetar edhe sekretaren e brendshme britanike Suella Braveman, e cila me herët ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt MB, duke hedhur edhe akuza.

Statusi:

Krenar per ty

@armandobroja9 dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.

Edi Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb