Në fjalën e tij në Kuvend, Taulant Balla është treguar kritik ndaj deputetit Tritan Shehu duke e quajtur atë gënjeshtar.

“Shqipëria e ka dënuar gjenocidin në Srebrenicë që në momentet e para kur u ngritën dhe aktakuzat mbi autorët. Shqipëria sot miraton një rezolutë në frymë dhe 100% sipas përmbajtjes së PE. Unë ju sfidoj dhe ju them që rezoluta e PE quhet rezolute për përkujtimin e Srebrenicës. Turp nuk ke që gënjen, gënjeshtar, sepse e vërteta është që rezoluta e parlamentit shqiptar është një hap para. Të thuash gënjeshtar është konstatim dhe jo fyerje. Ata që udhëhiqnin Shqipërinë dhe pranuan marrëveshjet me Malin e Zi dhe Serbinë për ta furnizuan me naftë kontrabandë të mos vinë këtu. Amendament e katranit të kontrabandës së naftës nuk kanë për tu miratuar kurrë në Kuvend e Shqipërisë . Katrani me bojë e ka të mbyllur derën…Zoti ambasador të na falësh për teatrin e kontrabandistëve të naftës, por ne ju shprehim të gjithë solidaritetin dhe jemi me ju…

Sakaq Tritan Shehu ka kërkuar që të dënohet të gjithë personat që përdorin gjuhë fyese.

“Kërkoj të dënohen ata që ofendojnë në bazë të rregullores së parlamentit. Nuk ja kemi borxh askujt të dëgjojmë këto shprehje. Kërkoj të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe nëse nuk ndërhyni ngjarjet mund të përshkallëzohen. Ndaj veproni që në fillim dhe të ecim para”, tha Shehu…

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: