Dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë në dy vitet e fundit janë një kartëvizitë e qartë e forcës dhe ambicieve të Vllaznisë, por këtë sezon vetëm Kupa nuk mjafton, të paktën ky është perceptimi i krijuar në Shkodër, një qytet që kërkon me insistim të rikthehet te titulli. Pavarësisht perceptimeve dhe dëshirave, Mirel Josa si një ekspert i futbollit shqiptar, nuk dëshiron të përfshihet në të tilla diskutime, aq më tepër një ditë përpara sfidës së parë, atë kundër Erzenit. Josa është i qartë edhe kur pyetet për aleancat:

Të gjithë presin një start me fitore… – Normal, nuk do të thotë që është starti e do ta fitojmë me patjetër ndeshjen. Ne duhet të shkojmë me mendimin për ta fituar ndeshjen. Dhe nuk ka rëndësi niveli i skuadrës që luajmë. Jo vetëm në ndeshjen me Erzenin, por në të gjitha ndeshjet e tjera që do të kemi në vazhdimësi duhet t’i vlerësojmë në maksimum. Duke i vlerësuar kundërshtarët në maksimum, atëherë vlerësojmë punën tonë.

Ka mungesa? – Bulatoviç mungon. Nuk do të jetë për arsye dëmtimi. Është dëmtuar që në stërvitje në Pogradec. Nuk u rikuperua. Kemi lojtarë të tjerë të gatshëm. Unë e di maksimumin e lojtarëve. Qoftë lojtarëve që do të fillojnë, qoftë lojtarëve që do të marrin pjesë më vonë në lojë.

Start më i lehtë për Vllazninë? – Ju thashë dhe njëherë. Luajmë me një skuadër që ka treguar karakter vjet në Kategorinë e Parë. Ja arriti qëllimet e veta. Tani ka qëllime të tjera. Kështu që ne nëse nuk v=vlerësojmë skuadrat njëlloj. Pa vlerësimin e kundërshtarëve nuk mund të fitohet një ndeshje. Duhet të vlerësojmë maksimalisht këtë skuadër dhe e di që çdo skuadër dhe lojtar do tregojnë vlerat e veta në këtë kampionat.

Objektivat? – Unë në çdo skuadër, normalisht nuk jemi futur që do dalim kampionat. Në Shqipëri të paktën gjashtë skuadra deklarojnë se do të dalin kampion. Ju shembullin më të mirë e keni dy vite përpara me Vllazninë, që nuk është futur për të marrë titullin kampion, por erdhi puna që ishte 13 pikë para në kampionat dhe erdhi puna që e humbi kampionatin. Kështu që duhet të shohim shumë drejtë se çfarë do të shohim ne në fushën e lojës dhe se si t’i arrijmë objektivat. Dhe objektivi i skuadrës është të fitojë çdo ndeshje.

Mala? – Është një lojtarë të cilin unë i dhashë klubin “ok” për të biseduar me të. Klubi e gjeti akordin. Tani do ndodhi problemi tjetër. Nuk besoj se do të jetë i gatshëm për nesër. Por edhe sikur të ishte i gatshëm për problemet e letrave, të lejes së kalimit, nuk do të luante për faktin që gjendja e tij nuk është e tillë. Por është lojtar që unë e kam kërkuar vetë. E di rendimentin e tij me skuadrat që ka luajtur.

Prisni lojtarë tjetër? – Nuk më pëlqejnë shumë lëvizjet në momentin e fundit. Ju a përmenda dhe pak më parë si puna e Malës. Është lojtar që më është përgjigjur siç ka bërë çdo individ. Por lojtarë që qëndrojnë në klube të tjera dhe i prishet kontrata me klubet e tjera dhe të vijnë te Vllaznia për të gjetur punën e tyre, ata nuk më pëlqejnë. E respektoj djersën që kanë derdhur këta lojtarë dhe përgjegjësinë që kanë për qytetin e Shkodrës dhe për fanellën e Vllaznisë.

Aleanca që mund ta dëmtojnë Vllazninë? – Atëherë duhet të bëjmë dhe ne aleanca? Nuk i diskutoj problemet e aleancave. Vllaznia duhet të ketë aleanca me grupin që do të krijojë. Për sa i përket këtyre të tjerave është turp të merrem një ditë para se të fillojë kampionati. Sepse nëse fillojmë me aleanca dhe nuk do ta shohim se çfarë duam ne, por se çfarë duan klubet e tjera. Ato le të bëjnë çfarëdo aleanca të duan, ne do të shohim punën tonë.

Ndeshje me Kukësin pas Erzenit… – Ne të shohim njëherë problemin e nesërm. Të shohim dhe sot ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës. Mendjen në përgjithësi e kam me ndeshjen në Durrës nesër. Për mua është ndeshje kyçe. Sa më pak probleme do të jenë atëherë do të punojmë më të qetë për ndeshjen tjetër. Nuk dua të përmend Kukës deri sa të mbarojë ndeshja me Erzenin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: