Inter zhgënjeu totalisht sot në mesditë, teksa pësoi disfatë 3-1 në Dacia Arena nga Udinese. Pas takimit, për mediat ka folur trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi.

“Isha i frikësuar që të luaja me një lojtar më pak. Bastoni dhe Mkitarjani e paguajtën, Udineze ishte më e kujdesshme. Bastoni donte të qëndronte në fushë, por ato zgjedhje duhej të bëheshin. Unë doja të rregulloja skuadrën pa ndryshuar formën.

Pas avantazhit, ne duhet ta menaxhonim lojën në një mënyrë tjetër dhe duhet të bënim më mirë. në pjesën e dytë ne ja dolëm mirë, por më pas bëmë disa gabime dhe i lejuam vetes të pësonim dy gola, nga Udinese bëri shumë mirë.

Jam i pari që duhet fajësuar. Ne duhet të bënim patjetër më shumë, Udineze ishte superiore dhe e meritoi plotësisht fitoren.

Është e njëjta ndjesi si sezonin e kaluar. Duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë” – Tha ai.

Ssssh
Ssssh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: