Besëlidhja dhuron befasinë e madhe në Kupën e Shqipërisë, ashtu si katër vite më parë eliminon as më shumë e as më pak por Partizanin. Të kuqtë e Adolfo Sormanit nuk arrijnë të vënë në jetë përmbysjen e madhe, përkundrazi e panë veten në dizavantazh që në minutën e 5-të. Bruno Telushi u përpoq të rihapi një ndeshje e cila ishte vulosur që në Lezhë por dygolëshi i mesfushorit brenda 20 minutave vetëm sa krijoj një iluzion të përkohshëm. Besëlidhja rezistoi deri në fund, deri në minutën e 85-të kur kryeqytetasit shënuan dhe golin e tretë, sërish me Bruno Telushin, por jo mjaftueshëm për qëndruar në lojë. Sezoni i të kuqtë merr një tjetër rrjedhë tashmë pas ky eliminim në këtë fazë përballë këtij kundërshtari modest.

Kupa
Kupa

Ndryshe nga Partizani, pjesa tjetër e kryeqytetit, ajo bardheblu feston dhe në Kupë. Tirana e Egbos është thjeshtë e papërmbajtshme, me formacionin e dytë, përballë Kastriotit siguroi një fitore me poker golash, suksesi i nëntë radhazi mes kampionatit dhe Kupës. Një biletë për në fazën çerekfinale siguruan dhe bigët e tjerë të Superligës, Kukësi, Skënderbeu e Teuta. Flamurtari zhgënjen edhe në Kupë duke pësuar një humbje të rëndë 2-0 përballë Vllaznisë. Surprizën më të madhe në këtë fazë e dhuroi Apolonia e cila u kualifikua në çerekfinale pasi likuidoj Luftëtarin me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Një biletë të vuajtur për më tej në Kupën e Shqipërisë siguroi dhe Bylis me ballshiotët që mposhtën Laçin me rezultatin e përgjithshëm 4-3. Kukësi dhe Tirana mbetet favorit edhe në Kupë ne Shqipërisë teksa në fazën çerekfinale, bardheblutë përballen me Besëlidhjen ndërsa Kukësi do të luaj kundër Apolonisë. Skënderbeu gjen Bylis ndërsa Vllaznia përballet me Teutën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb