Në Spanjë vijojnë surprizat teksa pas Atletico Madrid tashmë dhe Reali provon turpin e eleminimit nga një ekip i kategorisë inferiore.

Madrilenët mbrëmjen e kaluar janë eleminuar nga Alcoyon që militon dy kategori më poshtë, në Segunda B.

Eder Militao kaloi të vetët në avantazh, por 10 minuta nga fundi skuadra e vogël spanjolle barazoi befasisht. Mrekullia do të vinte në shtesë ku skuadra vendase ngel me 10 lojtarë, por pas 6 minutash shënon golin e avantazhit për të hequr Real Madridin nga Kupa.

E njëjta gjë i ndodhi dhe Atletico Madrid dy javë më parë pasi u eleminua nga UE Cornella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb