Roma turpërohet në transfertën norvegjeze, pëson një humbje të rëndë 6-1 përballë Bodo/Glimt, një disfatë që më shumë se sa ecuria e tyre në Conference League, rëndon mbi imazhin e klubit dhe të ardhmen e këtij ekipi që me sa duket është shumë i limituar. Diferenca mes lojtarëve titullarë dhe stolin duket e frikshme. Marash Kumbulla rikthehet titullar, por kjo ishte pikërisht ndeshja që duhej shmangur, qendërmbrojtësi kuqezi dhe e gjithë prapavija e Romës ishte në një mbrëmje të errët, duke i dhënë të drejtë portugezit pse nuk i aktivizon nga minuta e parë në Serie A.

Bodo
Bodo

Norvegjezët shënuan dy gola të shpejtë brenda 20 minutave por Perez rihapi gjithçka tetë minuta më pas duke krijuar iluzionin që mund të shmangin humbjen, por në pjesën e dytë, Roma pësoi dhe katër gola të tjerë duke arkivuar një humbje të rëndë për të cilin Mourinho merr përgjegjësitë por nuk harron as ti dërgojë një mesazh drejtuesve të klubit: “Përgjegjësia për këtë humbje është e gjitha e imja, isha unë që vendosa të luaj më këtë skuadër. I dhashë mundësinë lojtarëve që punojnë shumë por nuk luajnë shumë. E dija që jemi një skuadër me limite dhe diferenca mes lojtarëve titullarë, nuk kam dyshime për këtë, por kjo humbje historike do lerë gjurmë”, u shpreh Mourinho i cili për herë të parë në karrierë pëson një humbje me gjashtë gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb