Skocia ishte skuadra që zuri vendin e parë në grupin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve, duke i fituar të dyja ndeshjet, në Gllasgou me rezultatin 2-0 dhe në Shkodër me rezultatin e thellë 4-0, duke bërë që tifozët të shpërthenin kundër trajnerit Panuçi.

Ndërsa sot, në sfidën e luajtur në Kazakistan, takim i vlefshëm për grupin I eliminator, Skocia është mposhtur me rezultatin e pastër 3-0.

Të zotët e shtëpisë e kanë futur fitoren në kasafortë shumë shpejt, kur kanë shënuar në minutën e 6-të me anë të Pertsuk dhe në të 10-tën me Vorogovskijn. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vulosi Zainutdinov në të 51-ën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: