Jadon Sancho në merkaton e verës u transferua nga Manchester City te Dortmund për shifrën e 8 mln eurove. 17-vjeçari refuzoi 30 mijë paund në javë vetëm për të kaluar në “Bundesligë”, ku fillimisht luajti me ekipin e dytë të verdhezinjve.

Sulmuesi i talentuar ka surprizuar shumë shpejt dhe prej disa kohësh ka kaluar nën urdhrat e Peter Stöger, trajnerit të parë të Borussia Dortmund. Deri më tani ka brë 6 paraqitje, ku 3 kanë qenë nga minuta e parë.

Anglezi për më shumë ka marrë edhe pëlqimin e tifozëve të cilët e duartrokasin sa herë prek topin.

Në një intervistë për “JD Sport” Sancho ka zbuluar diçka shumë interesante.

“Unë e dribloja vazhdimisht kapitenin e City-t Vincent Company dhe tani të njëjtën gjë kam bërë me kapitenin e Dortmund Marcel Schmezler, por ata mërziteshin shumë dhe më kanë thënë ‘të mos e përsëris më’. Ata nuk ishin dakord.”

“Unë kam qenë gjithmonë shumë i aftë në driblime, por tani nuk i përdor më aq shumë sepse loja është bërë më e shpejtë dhe më serioze.”

“Transferimi te ekipi i parë për të luajtur në kampionatin kryesor (Bundesliga) është një mundësi shumë e madhe. Dua të shpreh aftësitë e mija. Jam më i pjekur tani, e shoh kur marr topin. Nuk jam egoist por dua të tregoj atë që jam i aftë të bëj.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb