Në momentin më të vështirë në krye të Juves, mbase më të vështrimin në karrierë, në krah të Max Allegrit doli menjëherë presidenti Agnelli, më bosin e Juves që nuk bën përgjegjës vetëm trajnerin:

“Mbrëmje e vështirë, në një moment të vështirë. Me siguri një nga më të vështirat që kur unë jam presidentit. Duhet të na vijë turp, e t’i kërkojmë ndjesë tifozëve, të cilët e kanë të vështirë të ecin në rrugë. Besim tek Allegri? Absolutisht, është një çështje grupi, jo vetëm e një individi”, theksoi presidenti i Juves pas ndeshjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Humbja e pësuar në transfertë përballë Maccabi ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, ku fjalët e thënë nga presidenti Agnelli janë përzgjedhur si tituj: “Të na vij turp”, ishte titulli i përzgjedhur nga ‘La Gazzetta dello Sport’. “Më vjen turp”, me këtë titull ka hapur faqen e parë ‘Corriere’, duke u ndalur te fjalët e Agnelli-t. “Turpi nuk mjafton”, ishte titulli i ‘TuttoSport’. E përditshmja torineze shkon edhe më tej duke theksuar se Allegri nuk rrezikon, jo për momentin, por do të jetë në provim deri përpara fillimit të Botërorit. Allegri ka në dispozicion 8 ndeshje për të ndryshuar fatin e tij dhe sezonin e Juves, në të kundërt e pret shkarkimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb