Goli i anuluar i Aralica solli kaos në përfundim të sfidës Partizani-Vllaznia, lojtarë, staf, tifozë shkodran, të gjithë protestuan fuqishëm për atë vendim të gjyqtarit Ferataj.

Sigurisht, goli i anuluar, në atë formë, pasi qëndroi për një kohë të gjatë përballë VAR, nuk është pritur mirë as nga presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili me anë të një statusi në profilin e tij zyrtare në Facebook, i bën apel FSHF-së:

Xhaferi
Xhaferi

“Turpi vazhdon!! Olsid Ferataj!! Thirrje urgjente FSHF, jashtë sistemit. Askush nuk mund të tallet me djersën, mundin e Vllaznise dhe për më tepër me ndjenjat e një qyteti. Nuk mposhtemi”, shkruan ndër të tjera presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: