TURQI – Prokuroria e Turqisë ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për dy gazetarët e gazetës “Cumhuriet”, të cilët akuzohen për spiunim, transmeton agjencia franceze AFP.

Gjykata në Stamboll akuzon kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriet”, Xhan Dundar dhe shefin e kësaj gazete në Ankara, Erdem Gul, se kanë zbuluar sekrete shtetërore duke publikuar në gazetë se qeveria turke ka tentuar të dërgojë armë kryengritësve islamikë në Siri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: