TURQI– Policia turke ka arrestuar ditën e hënë 24 persona që dyshohen se kanë financuar grupin terrorist Shtetin Islamik (ISIS). Të dyshuarit u arrestuan në qytetin e Dijarbakir në Turqinë jugore, si dhe në 10 provinca të tjera për shkak të dërgimit të parave në Siri, Liban, Iran, Indonezi dhe Libi, njofton AP.

Kombësia e të dyshuarve nuk dihet deri më tani. Në bastisjet e ditës së hënë janëkonfiskuar nga policia turke rreth 580.000 dollarë dhe shuma tjera të konsiderueshme  në euro, lira turke dhe paundi sirian.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb