Cdo qytetar turk i moshës nga 20 dhe 65 vjeç do të marrë çdo javë në shtëpi një pako postare, që përmban 5 maska mbrojtëse kundër koronavirusit.

Lajmin e bën me dije shefi i komunikimit të presidencës të Ankarasë, Fahrettin Altun, i cili shpjegon që do të mjaftojë vetëm të plotësohet një formular online për të bërë kërkesën.

Nga iniciativa, e realizuar nga bashkëshpunimi mes ministrisë turke të shëndetit dhe të transporteve, nuk janë përfshirë personat nën 20 dhe mbi 65-vjec, për të cilët qeveria e Ergoganit ka dhënë urdhër për izolim shtëpiak, së bashku me ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb