TURQI- Forcat ajrorere turke zhvilluan të martën e kaluar një seri të re sulmesh ajrore kundër kampeve rebele të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në veri të Irakut, duke vrarë të paktën 55 luftëtarë kurdë, sipas burimesh ushtarake të cituara nga agjencia proqeveritare “Anatolie”.

“Këto bombradime shënjestruan bazat e Sinat dhe të Haft Anin në veri të Irakut, si dhe u shkatërruan depo me municione”, theksoi kjo agjenci.

“Operacioni që mobilizoi avionë bombardues të tipit F-16 dhe F-4, mundësoi të neutralizohen të paktën 55-60 terroristë të PKK-së”, shtoi Anatolie. Ushtria turke ka zhvilluar të paktën dy operacione të mëdha të këtij lloji kundër bazave ajrore të rebelëve kurdë javët e fundit.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: