Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.871 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 658 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,47 milionë, prej të cilëve 25.865 kanë vdekur, përfshirë 129 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 7.100 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,35 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 29,4 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 148.785 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.692.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb