Të paktën gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në Turqi nën dyshimet për lidhje me grupin terrorist DEASH, njoftoi një burim sigurie.

Policia kreu operacione në qendrën e qytetit të Kastamonu në kuadër të hetimit kundër DEASH-it të nisur nga prokurorët në provincën e Detit të Zi, tha burimi në kushte anonimiteti.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in si grup terrorist.

Vendi është sulmuar shumë herë nga terroristët e DEASH-it. Grupi terrorist ka kryer të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura, duke vrarë 315 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Si kundërpërgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb