TURQI- Dhjetëra policë të akuzuar për përgjim të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë, janë arrestuar nga policia turke të mërkurën.
Zyra e Kryeprokurorit në Ankara, lëshoi 54 fletë-arreste, ndërkohë sipas mediave turke deri më tani janë arrestuar 40 persona në 19 qytete.
Arrestimet e fundit vijnë pas grindjes në mes të Erdogan dhe ish-aleatit të tij Fethullah Gulen.
73-vjeçari Gulen, ka miliona përkrahës në mbarë botën dhe mbështetësit e tij në Turqi kanë pozite me fuqi në polici dhe gjyqësi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb