Banka Qendrore e Turqisë njoftoidje rritjen e normës së interesit me dy pikë përqindjeje, mbi pritshmëritë e tregut.

Norma e politikës së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një javore, u rrit në 17%, nga 15%, njoftoi banka në një deklaratë.

Parashikimi mesatar nga 21 ekonomistë ishte rritja e normës së repos një javore prej 150 pikë bazë, pra 1,5 pikë përqindjeje.

Pas lëvizjes, lira turke u rrit gati 1% ndaj dollarit amerikan.

Në takimin e saj të fundit më 19 nëntor, Banka Qendrore rriti normën e repos një-javore nga 10,25 % në 15 % ndërsa ndërmerrte hapa për të thjeshtuar kornizën operacionale të politikës monetare.

Duke folur të hënën, Naci Agbal, guvernatori i bankës tha se rreziku i inflacionit në rritje do të kërkojë një qëndrim të fortë dhe vendimtar të politikës monetare në vitin 2021, duke shtuar se ka gjasa edhe të shtrëngohet nëse është e nevojshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb