ANKARA – Pasuria e rreth tre mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë nën hetime pas tentimit të grushtit të shtetit të kryer nga një grup i ushtarakëve besnikë ndaj organizatës terroriste FETO, do të jetë e bllokuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasuria e rreth tre mijë gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë u suspenduan nga Këshilli i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Republikës së Turqisë (HSYK), janë bllokuar me vendim gjykate me kërkesë të Prokurorisë Republikane në Ankara për bllokimin e pasurisë.

Gjyqtarët dhe prokurorët të përfshirë nga ky vendim nuk do të mund të disponojnë me pasuri të tundshme dhe të patundshme, apo ndonjë llogari bankare, institucione të tjera financiare, kërkesa, dokumente me vlerë, aksione dhe të drejta në pasuri të tjera.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: