STAMBOLL– Gjykata në Stamboll ka dhënë të mërkurën burg të përjetshëm për 15 të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën për të pushtuar selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Stamboll, gjatë grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Gjykata e 23-të Penale dha dënimet për 15 të dyshuar si pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, për tentativën e pushtimit të selisë së partisë në pushtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Katër të akuzuarve u është dhënë burg i përjetshëm i dyfishtë ndërsa 11 të akuzuar janë dënuar me burg të përjetshëm.

Sipas qeverisë turke, organizata FETO në vitet ’70 filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, në vitet ’80 në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu grusht shtetin e dështuar me qëllim të cenimit të rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb