TURQI-Dy sulme me bomba janë kryer në afërsi të stacioneve policore në dy qyteza të Turqisë lindore.

Mëngjesin e sotëm, një sulm me bomb është kryer në afërsi të stacionit qëndror policor në Van, duke vrarë tre persona dhe lënduar 40 të tjerë. Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër e ka goditur stacionin policor në qytezën e Elazigut, duke vrarë tre persona dhe lënduar 120 persona të tjerë.

Autoritetet në të dy qytetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmet, ndonëse askush nuk e ka marë përgjegjësinë për to.

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar makinën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tani ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

PKK ka nisur përpjekjet për pavarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tani, mbi 40 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e dhunës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: