Presidentët turk dhe amerikan, dy vendet e të cilëve janë anëtare të NATO-s, kanë vendosur të punojnë më ngushtë në kuadër të zgjidhjes së konfliktit në Libi, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar sot, njoftoi presidenca turke.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan, Donald Trump ranë dakord për bashkëpunim më të ngushtë, si aleatë , (…) në kuadër të promovimit të një stabiliteti afatgjatë në Libi”, deklaroi i njëjti burim.

Libia, që disponon rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë, është ndarë nga një konflikt mes dy pushteteve rivale, Qeveria e Unionit Kombëtar (GNA), njohur nga OKB-ja dhe selia e të cilës ndodhet në Tripoli dhe marshalli Khalifa Haftar, i cili mbretëron në lindje dhe në një pjesë të jugut.

I pari mbështetet nga Turqia, që ka ushtarët e saj në vend dhe i dyti nga Egjipti fqinj, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Rusia.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb